Sporti

Kjo skuadër ishte e gatshme ta transferojë Messin për 150 milionë euro

06/16/2017 16:00
nga:Gazeta Blic

Ish-presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka zbuluar se Interi ishte afër nënshkrimit me Lionel Messin në vitin 2016 kur president ishte Massimo Moratti.

“Ata ishin të gatshëm të paguajnë klauzolën e blerjes prej 150 milion eurosh, prandaj ne e ngritëm atë në 250 milion, por gjithmonë ndihesha i sigurtë nga marrëdhënia ime me babanë e tij Jorge.”

“I thashë atij: ‘Ata do të duhet të paguajnë klauzolën, sepse unë nuk do t’a shes. Ai do të jetë i lumtur këtu, ai do të marrë lavdi. Atje, ai do të fitojë vetëm financiarisht. Djali yt është i destinuar të jetë më i madhi në histori dhe këtu do të ketë një ekip për t’a ndihmuar”, tha Laporta për ‘The Guardian’.

“Futbolli i Messit është i bukur dhe efektiv. Për mua më të mirët janë Cruyff, Maradona dhe Messi. Leo është një përzierje e Cruyff dhe Maradona, por ai është Leo Messi “, tha në fund ai.

11/19/2017 23:03

Këto janë notat e lojtarëve të ndeshjes Inter-Atalanta, Etrit Berisha merr këtë notë