Sporti

Kjo që ka thënë Conte për Guardiolën është mos respekt për spanjollin

01/10/2017 16:43
nga:Gazeta Blic

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte beson se stili i futbollit që kërkon Pep Guardiola mund të jetë ‘shterpë’ për trajnerin e Manchester City.

Ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Mynih po kalon një periudhë të vështirë në drejtimin e Manchester Cityt.

Dhe Conte, i cili e ka admiruar që herët punën e Guardiolës, ndjen dhembshuri për ecurinë e spanjollit në Angli.

“Unë kam respekt të madh për Pep dhe unë mendoj që kur ti ke një ide, një filozofi për futbollin, dhe do ta transmetosh këtë tek çdo ekip që ti menaxhon, atëherë kjo të lodh një njeri, të shkatërron,” tha ai, siç raportohet nga Telegraph.

“Dhe ndonjëherë ndodh që ti të lodhesh – të lodhësh shumë fare në disa periudha të caktuara.”
“Mbi të gjitha, kur ti shikon futboll dhe luan çdo javë për 20 vite rresht, bën seanca stërvitore çdo ditë, dhe pastaj kthehesh në trajner, kjo kërkon energji të madhe.”

“Nuk po flas për energji fizike, por për energji mendore. Në disa momenti të bën që ti të mendosh për dorëheqjen, të dorëzohesh. Por unë jam i sigurtë që Pep dëshiron të vazhdojë akoma më shumë.”

Pep dhe Manchester City qëndrojnë momentalisht të katërt në tabelë me 7 pikë prapa djemve të Contes që kryesojnë renditjen.

08/15/2017 23:26

Conte trondit Fabregasin