Sporti

Kjo legjendë e futbollit po thotë që Zidane do të bëhet më i miri

01/10/2017 14:56
nga:Gazeta Blic

Roberto Carlos, ish ikona e Real Madridit, mendon se Zinedine Zidane do të bëhet trajneri më i mirë në botë.

Claudio Ranieri, strategu i Leicester Cityt, është zgjedhur trajneri më i për vitin 2016 duke lënë prapa Zinedine Zidanen (Real Madrid) dhe Fernando Santosin (Portugali).

Pavarësisht kësaj, Roberto Carlos, ish ikona e Real Madridit, mendon se Zinedine Zidane do të bëhet trajneri më i mirë në botë në të ardhmen e afërt.

“Ju mund të shihni numrat. Unë nuk mund të them asgjë. Nuk ka shumë menaxherë të cilët e kanë bërë atë që Zidane bëri në një vit”, ka deklaruar Carlos.

“I uroj atij fat. Ai është duke punuar shumë mirë, me një thjeshtësi të pabesueshme dhe stërvitje moderne. Ai është gati të jetë trajneri më i mirë në botë në të ardhmen”, ka theksuar braziliani.

Zidane, i cili mori drejtimin e ekipit para një viti pas shkarkimit të Rafa Benitezit, ka fituar me Real Madridit Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për klube, derisa aktualisht është lideri i La Ligas.

12/08/2017 18:53

Zidane merr një lajm të tmerrshëm para duelit me Sevillën