Cool

Kjo është shuma ‘marramendëse’ që HBO ua ofron hakerëve, vetëm që t’i kthejnë materialet e vjedhura të “Game of Thrones”

08/11/2017 21:43
nga:F.B

Kompania e njohur amerikane e reproduksionit filmik HBO, i ka ofruar hakerëve 250 mijë dollarë, për t’ia kthyer materialet e vjedhura javën e kaluar, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Fjala është për materialet e serisë më të shikuar ndonjëherë në historinë e filmave serik, “Game of Thrones”, që në shqip përkthehet si “Loja e Froneve”.

Një grup hakerësh javën e kaluar, i kanë thyer mbrojtjet e të gjithë serverëve të produksionit HBO dhe gjithë materiali i serisë të famshëm është vjedhur, dhe po transmetohet ilegalisht nëpër web-faqe të ndryshme nëpër botë.

“Game o Thrones”, është prodhimi më i shtrenjtë i gjiruar ndonjëherë i zhanrit të filmit serial dhe tashmë ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë. Po ashtu ky produksion njihet edhe si revolucion në vete, pasi që si i tillë ngërthen të gjitha zhanret filmike në një, si dramën, trillerin, aventurën, historinë, fiksionin, horrorin dhe seksin, të gjitha bashkë janë të përfshria në këtë produkcion. /gazetametro

 

08/04/2017 19:38

​Numër i lartë rrjedhjesh me informacione qeveritare