Fit&Sexy

Kjo është pjesa e vaginës suaj për të cilën nuk e keni ditur se ekziston

04/19/2017 07:36
nga:R A

Është koha për të folur për klitorisin e brendshëm…

Edhepse femrat kanë ekzistuar qysh herët gjatë kohës së njerëzimit, duket se ne ende nuk dimë sa duhet pjesët e trupit tonë. Meqenëse shkenca nuk përpiqet të kuptojë se pse orgazmat femërore kanë ndjesi aq të mirë apo pse është e pamundur që një femër të përjetojë orgazmë gjatë seksit, duket se zbulohen gjëra të reja rreth vaginës me pyetje të panumërta si a thua vallë ekziston pika-G?

Përderisa e kemi të njohur klitorisin që është derë e plotfuqishme drejt orgazmës, sa prej jush e keni të njohur klitorisin e brendshëm apo internal?

Le ta shpjegojmë. Gjatë një diskutimi me seks analistët dhe ekspertët, është zbuluar se klitorisi i brendshëm është shumë më i madh se sa e kemi menduar fillimisht (dhe, të jemi të sinqertë, nuk e kemi kuptuar se pse është i brendshëm, mbi të gjitha).

Duke marrë parasysh faktin se ju mund të keni supozuar se klitorisi juaj është aq i vogël dhe vetëm i jashtëm, zbulimet e fundit kanë treguar se në fakt, kjo paraqet një strukturë shumë më të thellë dhe më të madhe se sa ju e mendoni.

Përmban mbi 8.000 mbaresa nervore dhe duket se është rreth 0.5 deri 2 cm në gjatësi, që nënkupton se të gjitha këto orgazma janë në fakt orgazma klitorale, nëse flasim teknikisht.

Pra, ja ku i morët informatat në lidhje me klitorisin.

Sipas sondazhit të madh britanik në lidhje me seksin, supozohet se kënaqësia seksuale dhe epshi mund të zgjasë deri në dy ditë dhe se Britanikët vërtetë shijojnë dhe praktikojnë seksin në vendin e tyre.