Lajme

Kjo është përgjigja e Qeverisë për pagat e veteranëve!

10/09/2017 10:47
nga:M H

 

Drejtori i zyrës për komunikim në qeverinë Haradinaj Halil Matoshi, ka thënë për ‘Gazetën Blic’ se qeveria tashmë i ka ndarë mjetet për pagesat e veteranëve, dhe një gjë e tillë tash varet nga Kuvendi i Kosovës.

“Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Haradinaj i kanë ndarë mjetet për pagesat e veteranëve dhe kjo pritet të procedohet në Kuvend, pra kur të bëhet rishikimi i buxhetit”, deklaroi Matoshi për Gazetën Blic.

Ndryshe, sot nga ora 11:00 është paralajmëruar protestë për kërkim të miratimit të buxhetit për pagesat e veteranëve.

Kështu ka bërë të ditur veteran Agim Hoti, përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij në Facebook. Sipas këtij njoftimi protesta do të mbahet në ora 11:00.

Sipas njoftimit protestuesit do të nisën nga Skenderaj për në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë dhe do të jenë në numër 270 deri në 300 persona.

10/18/2017 08:42

Suficit zëvendësministrash!