Kjo është e vetmja femër në Superligën e Kosovës (FOTO)

10 January 2017, 13:05

Kjo është e vetmja femër në Superligën e Kosovës (FOTO)

Kimete Haliti, kryetrajnere e klubit të basketbollit Kastrioti nga Ferizaj, tha se është privilegj të jem në udhëheqje të një ekipi, edhe pse është ekip e re por me ambicie të mëdha. Kimetja është e vetmja femër kryetrajnere në Superligën e Kosovës për femra.

“Është e vërtet që jam e vetmja femër në Superligë, por tash është momenti, pasi veç janë hapë gjitha rrugët për basketbollin tonë. Jemi ende në zhvillim duke filluar nga viti që lamë pas me formimin e gjeneratave të reja tek femrat ku po vërehet një interesim i madh.

Po ashtu edhe krijimi i ligës U-16 të vajzat kanë filluar basketbollistet e klubeve të ndryshme, ku janë bartëse të ekipeve të punojnë me vajza të reja, kjo të bënë të ndihesh mirë. Femrat çdoherë janë dëshmuar, se janë udhëheqëse të mira dhe kemi shembuj të ndryshëm si në sport edhe në politikë, edhe çdo kund. FBK ka në projekt për zhvillimin edhe të trajnerëve të ri ku shpresoj që të kenë interesim të vajzat trajnere më shumë, dëshira ime do të ishte që tek klubet e femrave të afrohen ish basketbollistet dhe njerëz të sportit. E dimë shumë mirë që deri para një viti të gjitha vajzat që janë marrë me basketboll e kanë pas veç hobi, kurse nga viti kaluar ka filluar një qasje më ndryshe, tash basketbolli mundet të jetë profesion për to”, ka thënë Haliti.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika