Cool

Këto janë stuhitë më vdekjeprurëse në histori të njerëzimit

05/18/2017 17:42
nga:N S

Organizata Meteorologjike Botërore i ka identifikuar katër stuhitë me vdekjeprurëse në histori të njerëzimit.

Derisa bota po ngrohet çdo herë e më shumë për shkak të ndryshimit klimatik, ngjarjet e motit ekstrem parashikohet se do të bëhen edhe më të rrezikshme për shkak të sasisë së madhe të energjisë shtesë që po i shtohet atmosferës.

Tash, për herë të parë, Organizata Meteorologjike Botërore i ka identifikuar katër stuhitë që shkaktojnë më së shumti vdekje: ciklonet, tornadot, vetëtimat dhe breshëritë.

Cikloni më i rëndë tropikal ka ndodhur në nëntor të vitit 1970, kur diku 300 mijë persona u vranë në atë që tani njihet si Bangladesh.

Shteti i njëjtë u godit nga tornado më vdekjeprurës, e cila vrau rreth 1.300 persona në rrethinën Manikganj, në prill të viti 1989.

Ndërsa, India e përjetoi breshërinë më të keqe kur kokrrizi i madhësisë së vezës së patës, portokallit dhe topit të kriketit, ra afër Moradabad në prill të vitit 1888, duke vrarë 246 persona, transmeton Express.

Një vetëtimë e vetme vrau 21 persona në një shtëpizë në tokën e fisit Manyika, që tani është Zimbabve, në dhjetor të vitit 1975.

05/30/2017 07:00

“500 rrufe në minutë!’ Një stuhi e frikshme godet Anglinë dhe Francën