Sporti

Këto janë pesë kombëtaret favorite për ta fituar botërorin

10/10/2017 09:32
nga:Y.K

Bastoret e ndryshme sportive tashmë kanë nisur t’i përzgjedhin favoritët për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Ende pa përfunduar mire eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018”, bastoret tashmë kanë nisur t’i përzgjedhin favoritët për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Favorit për ta fituar Botërorin 2018 janë Gjermania, kampioni aktual, dhe Franca, të cilat kanë kuotën 6 euro.

 

Kurse, pastaj renditen Brazili (koeficiente 7) dhe Spanja (koeficienti 7.5), shkruan e përditshmja sportive madrilene, Marca.

Ndërsa, në mesin e favoritëve është edhe Argjentina e Lionel Messit, edhe pse ende nuk e ka siguruar pjesëmarrjen në Botëror.