Fit&Sexy

Këtë pjesë të trupit të gjithë harrojnë ta pastrojnë kur bëjnë dush

05/19/2017 21:16
nga:N S

Ju laheni rregullisht, keni mësuar mënyrën e duhur të larjes së flokëve dhe keni një larës fytyre enkas për llojin tuaj të lëkurës.
Por a e dini që ka një pjesë të trupit, që me siguri nuk po e lani mjaftueshëm? Po flasim për kërthizën zonja dhe zotërinj, dhe kjo duhet të ndryshojë!

Kërthiza injorohet mjerisht nga pjesa më e madhe e personave gjatë dushit, gjë që bën që ajo të jetë një vatër e vogël mikrobesh në trupin e çdokujt.

Ekspertët e dermatologjisë kanë opinione të ndryshme për sa i përket metodës së larjes së kërthizës, por duket se të gjithë ata bien dakord në një pikë: larja *delikate* e përditshme është një domosdoshmëri.

Ndaj, në dushin e radhës, mos e neglizhoni kërthizën tuaj.

09/15/2017 12:10

Vogëlushi pret flokët për herë të parë, reagimi i tij ka bërë të gjithë për vete