Fit&Sexy

Me këtë lëng e forconi sistemin imunitar dhe e ulni kolesterolin

01/10/2017 22:39
nga:M H

Konsumimi tri herë në ditë i një gjysmë gote me lëng portokalli, për një javë para ngrënies, do të largojë infeksionet respiratore, thonë ithtarët e metodave tradicionale të trajtimit.
Në rast të ftohjes, duhet të pini katër gota në ditë, derisa gjendja të përmirësohet.

Përveç imunitetit të fortë, portokalli përmirëson dhe stimulon punën e zorrëve, ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak, ndërsa trashjen e enëve të gjakut e zvogëlon për një të tretën. Mjekët këshillojnë që kolesterolin duhet mbajtur në nivel normal meqë në nivele të larta shkakton probleme kardiovaskulare me rrezik të lartë.

Poashtu i jep qëndrueshmëri dhe elasticitet flokëve ndërsa thonjve u jep shkëlqim dhe vëllim.

Në vajin e tij eterik është forca e fshehur freskuese aromatike dhe me fuqi shëruese. Kombinohet shkëlqyeshëm me pothuajse të gjitha vajrat e tjera, me ç’rast e pasuron aromën e tyre. Portokalli është një përbërës i rregullt i vajit aromo terapik për të hequr celulitin, ndërsa në të njëjtën kohë rigjeneron qelizat e lëkurës. Veçanërisht i bën mirë lëkurës së thatë./GazetaExpress/

05/24/2017 07:14

Përdorni portokall për një fytyrë të ndritur