Lajme

Këta janë kandidatët e LDK-së për kryetar komunash! (VIDEO)

08/10/2017 12:09
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka përfunduar procesin e përzgjedhjes dhe nominimit të kandidatëve të saj për kryetarë të disa komunave, për zgjedhjet që do të mbahen më 22 nëntor të këtij viti.

Pas mbledhjes së mbajtur sot nga kryesia e LDK-së, drejtuesi i kësaj partie Isa Mustafa ka dalur me një listë me emrat e kandidatëve të 13 komunave të cilët do të garojnë për të udhëhequr me to, raporton GazetaBlic.com

Listës së kandidatëve i prinë kryetari aktual i Komunës së Podujevës Agim Veliu, pastaj ai i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Komunës së Ferizajit Muharrem Sfarqa, kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, kryetari i degës së LDK-së në Drgash Selim Januzi, Novobër Bajrush Ymeri, Shtime Selim Shabani dhe Kamenicë Shaip Surdulli, ish kryetar i kësaj komune.

Kryetari i LDK-së, Mustafa bëri të ditur që gjatë javës së ardhshme do të përzgjedhen edhe kandidatët tjerë që do të garojnë për kryetar komunash në zgjedhjet e sivjetme lokale.

10/16/2017 22:41

Përplasje mes kandidatëve për kryetar të Fushë Kosovës