Sporti

Këta janë dy super trajnerët që po i kërkon Kosova

10/10/2017 11:17
nga:Y.K

Albert Bunjaki ndaj Islandës për herë të fundit ka drejtuar Kombëtaren e Kosovës
Trajneri Albert Bunjaki pas ndeshjes me Islandën është përshëndetur me lojtarët dhe stafin e Kosovës, pasi edhe më herët e kishte paralajmëruar largimin.

Bunjaki është larguar nga posti i përzgjedhësit pas më shumë se tetë viteve në krye të Kosovës.Pavarësisht se Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk e ka bërë të ditur se kush do të jetë trajneri i ardhshëm, thashethemet kanë filluar të përhapen.

Sipas asaj që mëson Gazeta Express, dy opsionet për të zëvendësuar Bunjakin në krye të Kosovës janë trajneri turk Fatih Terim dhe ai slloven, Srecko Katanec.