Sporti

Këta dy sulmues i largoi Zidane, a e dini që kanë shënuar gola më shumë se e gjithë skuadra e Realit (FOTO)

09/12/2017 09:39
nga:Y.K

Real Madridi nuk ka fillur sezonin në menyrën më të mirë te mundshme.

Skuadra e Zinedine Zidane në tri ndeshjet e para ka fituar vetëm një ndeshje dhe ka barazuar 2 të tjera shkruan Gazeta Blic.

Por kur jemi tek klubi mbretëror kësaj skuadre është duke i munguar jashtëzakonisht shumë top sulmuesi Cristiano Ronaldo. Pa portugezin Real Madrid ka filluar një sezon të tmerrshme edhe në anën ofanzive.

3 ndeshje 6 gola ky është bilianci i kampionit të Spanjës në fillim të këtij sezoni.

Kur jemi tek golat, sulmuesit të cilët i ka larguar Reali, kanë shpërthyer në skuadrat tjera, shitja rekorde Alvaro Morata në katër ndeshje ka shënuar tre gola në Premier Ligë, ndërkohë sulmuesi tjetër i huazuar tek Lyon, Marianio Diaz ka shënuar katër gola deri me tani në Ligue 1.

Ndërkohë lojtari i cili ka shënuar mese shumti gola këtë sezon tek Reali është Asensio, spanjolli ka realizuar dy gola. /Gazetablic.com

 

 

11/20/2017 16:12

Lojtarët e ftuar nga Zidane për ndeshjen ndaj Apoelit, mungon kryesori