Lajme

Kështu mund të denonconi shit-blerjet e votës në Shqipëri

06/21/2017 19:50
nga:Gazeta Blic

Policia shqiptae ka ftuar qytetarët, që të denoncojnë në numrin me ngjyrë të gjelbërt 0800 0 129 çdo rast të shit-blerjes së votës apo krime të tjera elektorale të procesit zgjedhor në Shqipëri.

Numri me ngjyrë të gjelbërt,  funksionon pranë Grupit të Koordinimit dhe Drejtimit për menaxhimin e masave dhe të shërbimeve policore gjatë procesit zgjedhor, i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë.

”Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në përmbushjen me profesionalizëm e paanëshmëri të detyrave të përcaktuara në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe të Kodit Zgjedhor. Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari që bie ndesh me ligjin dhe cënon mbarëvajtien e procesit zgjedhor.” –thuhet në njoftim e policisë shqiptare, shkruan Lapsi.

09/24/2017 16:48

Do të mahniteni kur t’i shihni këto fotografi të bëra në Shqipëri