Lajme

Kërkohet angazhim për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

04/21/2017 13:31
nga:R A

Me rastin e shënimit të Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, Këshilli Organizativ i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe shoqatave familjare kanë bërë homazhe dhe vendosen lule pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur.

Nënkryetari i këtij këshilli Haki Kasumi apeloi edhe njëherë tek institucionet që të angazhohen më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, njofton Klan Kosova.

Poashtu u kërkua nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë presin mbi Serbinë.

Ende nuk dihet asgjë për fatin e 1660 personave të cilët u zhdukën gjatë luftës së fundit në Kosovë.