Lajme

Kelmendi, iniciator për kthimin e patundshmërive “jugosllave” në pronësi të Kosovës (Video)

03/15/2017 20:14
nga:Gazeta Blic

Të gjitha pronat që dikur kanë qenë pronë shtetërore, administrative, ushtarake dhe pronë ish-organizatave shoqërore politike të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të Republikës Socialiste të Serbisë, tashmë do të kenë pronësinë e Republikës së Kosovës.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, ky ka qenë obligim ligjor dhe kushtetues, por një hap i tillë nuk është ndërmarr nga askush.

Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, ishte ai i cili pas një vizite në një komune dhe telashet që po e shoqëronin për shkak të një zone ekonomike që ishte ne pronësi të Armatës Jugosllave, nuk po mund të realizonte një investim. Në një intervistë për televizionin Tribuna Channel, ai tregon se si e ka iniciuar këtë çështje në Qeveri.

05/23/2017 16:49

Topalli: Kosova duhet të financojë në shkollat e mërgatës