Uncategorized

Katërshja potenciale e LDK-së për të parin e kryeqytetit

07/12/2017 23:26
nga:Gazeta Blic

Me 22 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. E ndër garat më interesante sigurisht se do të jetë ajo në Prishtinë. Përpos Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë bërë të ditur emrin e kandidatit për kryeqytet, e që është kryetari i tanishëm, Shpend Ahmeti, partitë e tjera si duket janë ende në diskutim e sipër.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila për shumë vjet e ka udhëhequr me kryeqytetin është në bisedime e konsultime për të gjetur njeriun e duhur për ta vendosur në garë.

Madje sipas burimeve të Indeksonline brenda LDK-së bëhet e ditur se kërkesa e anëtarëve të kësaj partie është që i kandiduari të jetë dikush i ri dhe me kritere më të larta.

“Janë zhvilluar disa takime dhe po vazhdohet njësoj me konsultime dhe takime të njëpasnjëshme. Por po bisedohet gjatë tërë kohës për më tepër kritere, pra për dikë të ri”, është thënë nga ky burim.

Po ashtu nga ky burim është bërë e ditur se janë katër emra potencial për të parin e kryeqytetit.

“Vjosa Osmani, Ismet Beqiri, Arban Abrashi dhe Lumir Abdixhiku, janë katër emrat të cilët janë përmendur nga LDK-ja që të kandidohen për këtë komunë”, ka thënë për Indeksonline zyrtari i lartë i LDK-së.

LDK udhëhoqi me Prishtinën deri në momentin kur në krye të komunës erdhi kryetari i tanishëm, Shpend Ahmeti i VV-së.

09/20/2017 11:14

LDK nesër hap fushatën zgjedhore