Cult

‘Kangur’ me regji të Luan Kryeziut, thërret aktorët për audicion

04/18/2017 17:41
nga:Gazeta Blic

Audicioni do të mbahet më datën 21 dhe 22 prill në ora 14:00, në Black Box, në ambientet e Fakultetit të Arteve të Tiranës.

Filmi serial ‘Kangur’, me skenar dhe regji të Luan Kryeziut, hap audicion për aktorë në Tiranë, shkruan KultPlus. Audicioni është i hapur për aktorë profesionist dhe amatorë të pasionuar pas kinemasë, ku kërkohen femra të moshës 20-35 vjeç dhe meshkuj të moshës 20-45 vjeç, shkruan KultPlus.

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre në shqip ku bëjnë pjesë data dhe viti i lindjes, një fotografi portret, numri i telefonit, email adresa.

Aplikantët duhet t’i dërgojnë dokumentet brenda datës 21 prill në emailin [email protected] Audicioni do të mbahet me datën 21 dhe 22 prill në ora 14:00, në Black Box, në ambientet e Fakultetit të Arteve të Tiranës.