Lajme

Kalon rreziku nga terroristët (VIDEO)

04/18/2017 20:19
nga:N S

Nga kjo e martë Policia dhe Agjencia e Inteligjencës kanë ulur nivelin e lartë të gatishmërisë.

Sipas tyre rreziku për sulme të mundshme terroriste në vend ka kaluar.

Të paktën këto informata u ka dhënë shefi i AKI-së, Driton Gashi, anëtareve të Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e këtij institucioni para të cilëve ka raportuar, njofton Klan Kosova.

Në paraqitje para mediave kryetari i këtij Komisioni, Haxhi Shala, tha se ka pasur disa grupe që kanë synuar të kryejnë sulme terroriste në Kosovë.

Por, këto paraqitje para medieve të anëtareve të këtij Komisioni nuk po i pëlqejnë nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti.

11/22/2017 21:53

S’pritet marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pa përfshirjen e Amerikës në dialog