Cool

Ka vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë, dhe secila nga to ka rëndësinë e veçantë

04/21/2017 14:08
nga:D.I

Ka vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë, dhe secila nga to ka rëndësinë e veçantë.

Siç duket ekzistojnë vetëm katër ngjyra primare të pasaportave në botë, dhe çdo shtet e ka ngjyrën e caktuar për një arsye të caktuar.

Pasaportat me ngjyrë të kuqe

Kjo është ndër ngjyrat më të zakonshme të pasaportave. Pasaportat me ngjyrë të kuqe shpeshherë zgjedhen nga shtetet me histori ose sistem prezent të komunizmit. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Letonisë, Romanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë kanë pasaporte me ngjyrë të kuqe. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropiane, përveç Kroacisë, gjithashtu kanë pasaporta me ngjyrë të tillë. Por, edhe shtetet e interesuara në integrim në Bashkim Evropian, si Shqipëria, Kosova, Turqia dhe Maqedonia kanë pasaporta me ngjyrë të kuqe, transmeton Telegrafi.

Përveç tyre, pasaporta me ngjyrë të kuqe kanë edhe Bolivia, Kolumbia, Ekuatori dhe Peruja.

Pasaportat me ngjyrë të kaltër

Kjo është ngjyra e dytë më e zakonshme. Pasaportat me ngjyrë të kaltër simbolizojnë “botën e re”. 15 shtete të Karaibeve kanë pasaporta me ngjyrë të kaltër. Brenda bllokut të shteteve të Amerikës Jugore, pasaporta e kaltër simbolizon lidhjen e Mercosurit – union tregtar. Kjo përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguain. Por, Venezuela nuk mban pasaporta me ngjyrë të kaltër por me ngjyrë të kuqe, pavarësisht se i përket unionit në fjalë. Pasaportat e qytetarëve të SHBA-së ishin ndryshuar në ngjyrë të kaltër në vitin 1976.

 

Pasaportat me ngjyrë të gjelbër

Shumica e shteteve myslimane kanë pasaporta të gjelbër. Në mesin e këtyre shteteve është Moroko, Arabia Saudite dhe Pakistani. Ngjyra e gjelbër konsiderohet të ketë qenë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe është simbol i natyrës dhe jetës. Qytetarët e disa shteteve të Afrikës Perëndimore – si Burkina Faso, Nigeria, Senegali, etj. – gjithashtu kanë dokumente udhëtimi me ngjyrë të gjelbër. Por në rastin e këtyre shteteve, ngjyra e gjelbër tregon se ato i përkasin ECOWAS-it (Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore), transmeton Telegrafi.

Pasaportat me ngjyrë të zezë

Ndër ngjyrat më të rralla të pasaportave është ngjyra e zezë. Ky lloj i pasaportave mund të gjendet në mesin e qytetarëve nga disa shtete afrikane, si nga Botswana, Zambia, Burundi, Angola, Kongo, Malawia, dhe disa tjera. Qytetarët e Zelandës së Re gjithashtu kanë pasaporta me ngjyrë të zezë, pasi që ngjyra kombëtare e këtij shteti është e zezë.

Harta e mëposhtme tregon ngjyrën e pasaportave të secilit shtet nga e gjithë bota

04/23/2017 15:00

Pse nuk ka pasaportë mbretëresha Elisabeth?