Sporti

Juventusi gjen pasuesin e Buffonit (FOTO)

07/17/2017 21:39
nga:L H

Skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e portierit, Wojciech Szczesny.

Marrëveshja do të finalizohet brenda orëve të ardhshme, me Juventusin që do të paguajë 10 milionë euro.

Szczesny pritet të jetë zëvendësues i Gianluigi Buffonit, i cili ka njoftuar se pas këtij sezoni do të largohet nga futbolli.

Portieri polak e njeh shumë mirë Serie A, sepse në dy sezonet e fundit ka mbrojtur portën e Romës.

09/22/2017 09:29

10 skuadrat me sulmin më të mirë në Evropë, Reali nuk është askund