Showtime

A ju kujtohet si dukej Tuna kur u martua për herën e parë (Foto)

01/12/2017 10:10
nga:N S

Këngëtarja Tuna Sejdi dje ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me Patrisin.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që ajo ka veshur fustanin e nusërisë, shkruan lajmi.net
Tuna ishte e martuar në vitin 2010 me Rilind Reka, djalin e ish Ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, por, martesa e tyre përfundoi pasi një viti dhe sipas raportimit të medieve, arsyeja pse Tuna dhe Rilindi u ndanë se ata ishin të ndryshëm njëri me tjetrin dhe se krenaria nuk i la të ishin bashkë.

Pas ndarjes, Tuna nuk është se vuajti gjatë, pasi disa vite më vonë deklaroi haptazi lidhjen e dashurisë me reperin Cozman.

Nga kjo lidhje nuk pati zyrtarizime, pasi që çifti u nda disa herë e u ribashkua, për t’i dhënë përfundimisht mbarimin e gjithçkaje para ca muajve.

 

10/14/2017 14:45

Tuna s’do ta njihte veten po ta shihte këtë foto