Sporti

Jo vetëm Arsenali, Martial kërkohet edhe nga ky super ekip!

10/08/2017 13:26
nga:F.B

Barcelona është duke përgatitur një lëvizje shokuese për sulmuesin e talentuar franceze të Manchester Unitedit, Anthony Martial, i cili është objektiv edhe i Arsenalit.

Sulmuesi francez po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezon te Djajtë e Kuq duke shënuar edhe shumë gola dhe bërë asistime.

Megjithatë, Martial mbetet edhe një lojtar jo titullar në formacionin e trajnerit Jose Mourinho, i cili më shumë po preferon anglezin Marcus Rashford.

Kështu, skuadra tjera të mëdha nga ligat evropiane kanë vendosur shikimin e tyre mbi talentin francez, 21-vjeçar.

Ballina e gazetës Mundo Deportivo

 

Sipas gazetës spanjolle El Mundo Deportivo, Barça po mban shënime mbi paraqitjet e francezit në muajt e parë të sezonit të ri.

Drejtuesit e klubit katalunas janë duke shikuar zhvillimet ndërsa ata kërkojnë të ringjallin sulmin, i cili ka filluar të plaket.

Martial ka qenë gjithashtu i lidhur me një transferim të janarit në Arsenal në shtypin e sotëm britanik.

Mediat britanike theksonin se francezi shihet si zëvendësues ideal i Alexis Sanchezit, i cili pritet të largohet nga Topçinjtë më së largu në verën e vitit 2018.

 

12/11/2017 15:33

Barcelona provokon rëndë Chelsean, pas shortit