Sporti

Jese rikthehet në La Liga, por jo te Reali

01/10/2017 18:26
nga:L H

Një numër i madh klubesh evropiane janë vënë në kërkim të futbollistit ofanziv, Jese Rodriguez, i cili nuk është duke kaluar një kohë të mirë në klubin e PSG-së.

Klubi i fundit i cili ka hyrë në garë për ish-futbollistin e Real Madridit është Valencia, raporton zeri.info.

23-vjeçari i është bashkuar kampionëve të Francës në verë nga “Los Blancos” për 25 milionë euro, por ka dështuar ta sigurojë një vend titullari nën urdhrat e trajnerit Unai Emery, duke startuar vetëm një herë në ligën franceze.

Si pasojë e minutazhit të pakët e ardhmja e futbollistit spanjoll është në dyshim me disa klube evropiane, të cilat janë të interesuara për të.

Përveç Valencias, interesim të madh për lojtarin ka shprehur edhe Liverpooli. Gjermani Jurgen Klopp e konsideron spanjollin si një lojtar mjaft të rëndësishëm për planet e tij tek Liverpooli.

08/05/2017 12:00

Jese transferohet në Serie A? (FOTO)