Sporti

“Jemi të gatshëm ta fitojmë Ligën e Evropës”

03/17/2017 19:51
nga:L H

Manchester United ka fituar ndeshjen e kthimit ndaj Rostovit me rezultat 1-0, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Mesfushori me tipare sulmues i Unitedit shënoi golin e vetëm në këtë fitore të ‘Djajve të Kuq’, duke përmbyllur një aksion të mirë të skuadrës së tij.

Mata ka deklaruar se skuadra e tij janë të interesuar të fitojnë çdo trofe që marrin pjesë, ndërsa Liga e Evropës është një mundësi më shumë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Ne gjithmonë kërkojmë të fitojmë çdo trofe që ne marrim pjesë”, ka thënë fillimisht Mata.

“Është mundësi e mirë që të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër”, ka thënë më tej mesfushori spanjoll.

Shorti ka dashur që Manchester United të takohet në çerekfinale me skuadrën e madhe belge, Anderlecht.

08/23/2017 20:37

Milani arrin në Shkup, kështu u prit nga tifozët (VIDEO)