Sporti

James Rodriguez ishte fare pranë Chelseat, por në skenë doli dikush tjetër dhe ndaloi gjithçka

01/11/2017 17:26
nga:Gazeta Blic

Pak minuta pasi Real Madridi ngriti në qiellin e Yokohamas botërorin e klubeve, James Rodriguez shtangi të gjithë skuadrën dhe prishi festën e bashkëlojtarëve në zonën miks: ”Nuk mundi të siguroj që do të vazhdoj në skuadër. Kam oferta dhe kam 7 ditë për të menduar. Jam i lumtur në Madrid, por dua të luaj më tepër. Kam një pikë zemërimi për faktin që nuk kam luajtur në finale.”

Fjalët e tij nxitën këmbanat e alarmit në ekipet më të mëdha të kontinetit, që filluan menjëherë të bënin llogaritë për të tentuar shërbimet e Kolumbianit. Një dalje që sipas asaj që informon ‘Confidencial Colombia’ ka mundur të jetë akoma më afër se sa ishte imagjinuar. Dhe ishte një protagonist që ndryshoi vendimin e James dhe bëri që ai të qëndroje në Madrid.

Sipas asaj që informon gazeta Kolumbiane, Chelsea bëri një ofertë të lartë për James Rodriguez dhe ishte e bindur që kjo ofertë nuk do të refuzohej. Mesfushori meditoi shumë për këtë ofertë dhe ishte gati për t’a pranuar, por në fund vendosi të qëndroje në klubin Madrilen.. falë intervenimit të Cristiano Ronaldos.

Confidencial Colombia siguron që një bisedë mes lojtarëve ishte vendimtare që James të refuzonte ofertën e Chelseat dhe të vendoste për të luftuar dhe për të triumfuar në Madrid. Cristiano ishte ai i cili e këshilloi qëndrimin e tij në klub dhe e bindi që të qëndroje në skuadër e të mos largohet në merkaton e Janarit.

Në fund u bë gjithçka e ditur. James vazhdoi në Real Madrid, doli të luaje ndaj Sevillas si titullar, bëri hapin e parë për të kënaqur tifozët në Bernabeu dhe Zidane si dhe shpjegoi gjithçka për mediat: ”Të gjithë që jemi në ekip duam të luajmë dhe të gjithë kalojmë momente të këqia. Por tani fillon një vit i ri për mua. Do të qëndroj në Real Madrid.”

06/22/2017 16:56

Çfarë humb Reali nga shitja e treshes Ronaldo – James – Morata?