Sporti

James me mesazh emocionues për tifozët pas largimit nga klubi (FOTO)

07/11/2017 22:34
nga:Gazeta Blic

Pas zyrtarizimit tek ekipi i Bajern Munchen, kolumbiani James ka postuar në rrjetet sociale një letër falënderuese ndaj tifozëve madrilen për momentet e bukura që ka kaluar tek ky ekip.

“Të dashur Madrilenë, u jam mirënjohës për të gjitha momentet e mira që kam kaluar. Ishin tri vite të mrekullueshme, jam i lumtur që kam qenë në gjendje ta vesh këtë bluzë, të cilën gjithmonë e kam veshur me shumë krenari, Mund të them vetëm FALEMINDERIT për të gjithë dashurinë. Ju e bëni klubin më të madh, marr me vete përvojat më të mira, suksese gjithmonë. J10”, shkruan James si në Facebook ashtu edhe në Instagram

11/22/2017 17:10

Alexis Sanchez i bashkohet Real Madridit