Sporti

James e jep një lajm të mirë për tifozët e Realit, menjëherë pas prezantimit te Bayerni

07/12/2017 17:42
nga:Gazeta Blic

James Rodriguez u ka dhënë një lajm të mirë tifozët të Realit.

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, sot u prezantua te Bayern Munchen, pasi kompletoi transferimin e tij nga Real Madrid në formë të huazimit 2-vjeçar, shkruan Gazeta Blic

Kampioni i Bundesligës transferoi 26-vjeçarin në Allianz Arena, pasi ky i fundit nuk ishte më në planet e Zinedine Zidane.

Reali e transferoi Jamesin në vitin 2014 si 23-vjeçar, për shumën e 71 milionë funteve, ndërsa kolumbiani shënoi 36 gola dhe dhuroi 41 asiste me fanellën e ‘Los Blancos’.

Por, menjëherë pas prezantimit te gjiganti bavarez, James aludoi se një ditë do të rikthehet te Reali.

“Ju gjithmonë keni derën e hapur, dhe të gjithë e dinë se cili është klubi”, tha James.

“Tani po mendoj për Bayernin, një jetë të re. Duhet të fokusohem se çfarë do të bëj”, përfundoi kolumbiani. /Gazeta Blic/

11/22/2017 17:10

Alexis Sanchez i bashkohet Real Madridit