Cult

“Jam krenare që jam britanike”

04/19/2017 15:50
nga:A.H

Stilistja Victoria Beckham ka thënë se ajo ndjehet krenare që është britanike, pas marrjes së çmimit “OBE” në Buckingham Palace.

Ish-këngëtarja u nderua nga Duka i Kembrixhit për  karrierën e saj 17-vjeçare në industrinë e modës dhe arritjen si njëra nga emrat më të mëdhenj të biznes, transmeton Klan Kosova.

Ajo ishte e shoqëruar nga prindërit e saj dhe bashkëshorti David Beckham, të cilit i është dhënë ky titull 13 vjet më parë.

Victoria kishte të veshur një fustan të zi të gjatë, për nder të kësaj ceremonie.

43-vjeçarja tha në një deklaratë: “Ishte një kënaqësi e madhe për të qenë sot në Buckingham Palace. Unë jam krenare që jam britanike, e nderuar shumë nga Duka i Kembrixhit”.

“Nëse keni ëndrra të mëdha dhe punë, ju mund të arrini gjëra të mëdha”.

“Unë jam e lumtur që këtë rast shumë të veçantë po e ndajë me prindërit e mi dhe burrin, pas dashurinë dhe mbështetjen e tyre kjo nuk do të ishte e mundur”.