Lajme

Jakup Krasniqi: Kjo duhet të jetë përmbajtja për rezolutën për Haradinajn

03/09/2017 12:34
nga:Gazeta Blic

Njëri nga drejtuesit e Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka propozuar disa pika të cilat siç vlerëson ai, duhet t’i përmbajë rezoluta që kërkon lirimin e Haradinjat.

Ai propozon disa dokumente që mendon se edhe gjithë mbrojtja e Haradinaj duhet të mbështetet në këto dokumente dhe të kërkohet lirimi i tij.

Propozimi i tij:

ÇKA DUHET TË PËRMBAJ REZOLUTA E KUVENDIT PËR Z. HARADINAJ?

Rezoluta duhet t’i përmend të gjitha dokumentet që Serbisë ia kanë hequr çdo juridiksionin Serbisë mbi Kosovën. Dhe ato dokumente janë:

1. Rezoluta 12.44 2 Këshillit të Sigurimit për Kosovën,

2. Kornizën Kushtetuese të Kosovës,

3. Deklaratën e Grupit të Kontaktit që i hapë rrugë Bisedimeve të Vjenës,

4. Letrën e Presidentit Ahtisari për Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së,

5. Dokumenti Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës,

6. Kushtetutën be Kosovës të 15 prillit 2008 dhe

7. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili konfirmon se Pavarësia e Kosovën është në përputhje me të drejtën Ndërkombëtare.

Të gjitha këto dokumente me një lexim të vëmendshëm, Serbisë ia kanë hequr çdo juridiksion mbi Kosovën dhe qytetarët e sajë.

Këto dokumente, shumica prej tyre ndërkombëtare, shkojnë në favor të lirimit të z. Ramush Haradinajt. Prandaj e gjithë mbrojtja e z. Haradinaj duhet të mbështetet në këto dokumente dhe të kërkohet lirimi i tij nga pretendimet e një shteti të huaj, i cili ka qenë i dënuar edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, për shkak të krizës humanitare që ka shkaktuar në Kosovë dhe në vendet be tjera të ish Jugosllavisë.

12/12/2017 11:02

Zaev e zbulon se a do ta mbështesë Maqedonia anëtarësimin e Kosovës në UNESCO