Jahmir Hyka pranë firmës me një skuadër amerikane

10 January 2017, 12:57

Jahmir Hyka pranë firmës me një skuadër amerikane

Zbulohet emri i skuadrës së MLS që kërkon të siguruojë shërbimet e Jahmit Hykës. Rrjeti ESPN shkruan se San Jose Earthquakes është shumë pranë firmës me futbollistin e kombëtares shqiptare, i cili ka edhe gjashtë muaj kontratë me Lucernën në Superligën e Zvicrës.

Klubi kalifornian, që e mbyll sezonin e rregullt vitin që sapo u mbyll në vendin e parafundit të Konferencës së Perëndimit, por për lëviz shumë në merkato me synin afrimin e lojtarëve me eksperiencë nga futbolli europian, por që janë përfundim të kontratës me klubet respektive.

I parë në listën e dëshirave të stafit teknik të San Jose Earthquakes, është lojtari nga Bregu i Fildishtë Salomon Kalou, aktualisht pjesë e Herthës së Berlinit në Bundesligë, por blerja e parë nga Europa prite të jetë pikërisht Jahmir Hyka.

28-vjecari luan prej viti 2011 te Luzerna në Zvicës, skuadër me të cilën ka koleksionuar 161 në kampionat, duke shënuar 17 gola.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika