Lajme

Jahir Morina Gipa me program të veçantë për banorët në ‘Breg të diellit’

10/13/2017 10:26
nga:M H

Kandidati për ansamble komunale Prishtinë nga radhët e AAK-së Jahir Morina Gipa, ka premtuar se banorët e lagjes ‘Bregu i Diellit’  do të kenë një jetë më të mirë më ardhjen e tij në Komunën e Prishtinës.

Ai ka premtuar se  çdo lagje do të ketë ashensor të rijnë, do të ketë më shumë mirëmbajtje të banesave, trotuar, parkingje për vetura e të tjera.

Shkrimi i plotë i kandidatit:

Ndryshimi ka filluar AAK50#11
Platforma për problemet e Lagjes “Bregu I Diellit”
(Banesat e bardha, Banesat e hirit, Banesat e kuqe)
1. Punësimi i përsonave në lagje per mirëmbajtje dhe siguri në partneritet publiko privat.
2. Vendojsa e ashensorve të rinjë në ndertesat që nuk posedojn ashensor, mirëmbajtja dhe riparimi i ashensorëve në banesat ekzistuse në partneritet publiko privat (50/50).
3. Mirëmbajtja e ndërtesave të përbashkëta: fasadimi, ndriqimi, lyerja, vendosja e dritave me panel diellor ,riparimi i dyshemeve të dëmtuara në koridore,vendosja e sistemit të kutive të hidraranteve si dhe punësimi i një administratori për mirëmbajtje të objektit.
4. Ngrohja qëndrore e qytetit – Kyçja e të gjitha ndërtesave dhe shtëpive në rrjetin e ngrohjes qëndrore të qytetit.
5. Krijimi i infrastrukturës– Krijimi i trotuarëve, riparimi dhe ndriqimi i rrugëve, ndërtimi i shkollave, qerdheve të reja, qendrave për mjekësi familjare, si dhe aplikimi I mjekut familjar në shërbime në shtëpi.
6.Shërbimet e trafikut urban – Vendosja e stacioneve moderne me tabela informuese për itinerarin e autobusëve sa me të shpesht 5-10 min krijimi I kartelave per te gjithe nxenesit e shkolles dhe te gjith qytetaret me nje shume jo me të madhe 5-10 €, ndërsa për invalid dhe pensionist pa pages .
7.Decentralizimi i shërbimeve komunale – Krijimi I bashkësive lokale duke dhenë shërbime, ngritjen e sigurisë (policia ne komunitet), pagesa të shërbimeve komunale, taksat rryma uji kanalizimi.
8.Krijimi i hapësirave të gjelbëruara, rekreative sportive për të gjitha moshat si dhe mirëmbajtja nga personat e punesuar ne lagje.
9.Largimi i qenve endacak duke sigurar jetën e qytetarve.
10.Krijimi i parkingjeve –Identifikimi i vendparkimeve perms kufizimit me vija sipas rregullave te trafikut.
Ne nuk premtojme ne punojme dhe realizojme te gjitha kerkesat dhe nevojat e qytetarve!
LIGJI PËR PRISHTINËN – PËRKUSHTIM I PËRMBUSHUR I KRYEMINISTRIT HARADINAJ

 

10/08/2017 19:32

Morina – Gipa: Haradinaj, kryeministri më i suksesshëm i Kosovës!