Lajme

Ja si përgjigjet Ramush Haradinaj kur e pyesin se a i ka numrat PAN!

07/26/2017 11:03
nga:D.I

I nominuari për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj tha se në ditën e Seancës Konstituive do të shihen të gjitha, se kush do të jetë Kryetari i Kuvendit e Kryeministri, raporton Gazeta Blic.

“Me rendësi që e kemi caktuar ditën e seancës, rendi i ditës do të vlejë, do të procedojmë, atë ditë do të zgjidhet Kryetari i Kuvendit pastaj do të pasojë me Kryeministri…”, tha Haradinaj.

I pyetur nga Gazetari se a i ka PAN, 61 numra për formiminë e Qeverisë, Haradinaj me shaka ia kthen se Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë.

“Kuvendi i ka 120 deputetë, në ditën e seancës do të shohim kush do të votojë e kush jo”, ka përfunduar ai përcjell GazetaBlic.com.

Kujtojmë se deri tani zyrtarët e PAN kanë qenë të bindur se i kanë numrat e tani po del të jetë problematike edhe çështja e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.

08/18/2017 11:18

Rrëfimi i australianes e cila dje mbijetoi sulmin e tretë terrorist në Europë!