Lajme

Ja si mund të shihen të gjitha votat, vendvotimet dhe numrat për kandidatët! (Dokument)

06/17/2017 15:12
nga:Gazeta Blic

KQZ sot ka filluar një proces të rëndësishëm të transparencës së votës së datës 11 Qershor. Skanimi i krejt fletvotimeve në fakt sjell procesin në transparencë të plotë ku s’mund të ankohet askush por pokështu askush s’mund të mos vërejë parregullësitë e mundshme.

Ajo që është interesante bën fakti që këto skanime përkatësisht botime po përditësohen nga KQZ orë për orë dhe komunë për komunë.

Në njoftimin e sotëm zyrtar të KQZ është bërë e ditur se m”e qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, KQZ publikon gjitha kopjet e skanimit të Formularëve të Rezultateve të Kandidatëve dhe Formularëve të Rezultateve Përfundimtare”, raporton Gazeta Blic.

Kështu në linkun më poshtë mund të shihen të dhënat e çdo Vendvotimi, 2 mijë e 490 sosh në të gjithë Kosovën- në bazë të komunave dhe lagjeve përkatësisht vendbanimeve në mbarë Kosovën./Gazeta Blic/

Për të parë çdo komunë dhe çdo vendvotim si dhe Kandidatët e votuar mund të klikoni: KËTU

10/17/2017 17:44

A e ka hequr Serbia Kosovën nga kushtetuta e saj?