Cool

Ja si mund ta vëreni nëse ndokush ka bërë injektim në buzë

04/20/2017 10:20
nga:A.H

Ekziston një shkencë për këtë…

Në vitin 2017, buzët janë bërë një pjesë e trupit përtej asaj që ne i përdorim për të folur, ngrënë dhe pirë.

Buzët e fryra janë bërë një mani e kulturës zeitgeist ku secila nga personat e famshëm, por tani edhe njerëz të zakonshëm bëjnë injektime të tilla, si Botox, Juvaderm etj. Mund t’i shohim duke ekspozuar buzët që në kopertinat e magazinave, rrjetet sociale e madje edhe në rrugë.

Të qëndruarit në këtë fenomen, i referohet një studimi të realizuar nga Kirurgjia plastike e fytyrës JAMA, që kërkon për të identifikuar se çfarë karakteristika në mënyrë kozmetike të zgjeruara si dhe pamjen artificiale të tyre. Hulumtimi është kryer nga dy kirurg plastikë, Dr. Sang Ë. Kim dhe Dr. Daniel E. Rousso, të cilët dëshironin të arrinin në një përfundim se deri sa është një masë e rregullt dhe kur mund të teprohet?

Një nga sfidat kryesore për klinicistët është të dijnë se kur duhet ndaluar trajtimin në buzë para se rezultatet të duken tejet artificiale dhe të panatyrshme, thuhet sipas studimit. Pavarsisht nga qëllimet e mira, ky vendim ndonjëherë mund të shpie në pasoja të gabuara dhe të padëshiruara.

  • Baza
  • Buza e sipërme
  • Buza e poshtme
  • Dy buzët
  • Ndryshimi i harkut të buzës

Mjekët kanë pyetur 98 vullnetarë (76 femra dhe 22 meshkuj) për të parë fotot dixhitale të buzëve të shëndrruara të një gruaje 35 vjeçare, në të cilën janë manipuluar baza, buza e poshtme, e sipërme, të dy pjesët e buzëve dhe ndryshimi i harkut kufizues, të gjitha këto janë inkrementuar mes madhësisë 1mm dhe 5mm.

Këto foto janë paraqitur në një pyetësor online ku pjesëmarrësit kanë vlerësuar çdo foto me renditje rastësore, nëse mendonin se ishin buzë tërheqëse apo jo, si dhe poashtu nëse dukeshin natyrale ose artificiale.

Nëse dëshironi të dini nëse dikush ka bërë injektim në buzë, mund të vërehet sipas kirurgëve nga sasia e tepërt e shtuar që nuk është fare e natyrshme – përmes shumë variablave individuale.

Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra që mund të vërehen nga rezultatet si ndryshim artificial nën zonën e buzëve:

  1. Raporti ndërmjet buzës së sipërme dhe të poshtme. Ekzistojnë përjashtime sigurisht, por njerëzit duket se besojnë se buza e poshtme duhet të jetë më e madhe (rreth 1.6 herë) se lartësia e buzës së sipërme. Për më tepër, injektimi vetëm i pjesës së sipërme, në krahasim me dy buzët, ka një diferencë shumë të vogël në aspektin e paraqitjes artificiale.

  1. Ndryshimet në harkun e buzës janë të rrezikshme. Studimi ka treguar se çdo ndryshim i harkut rezulton me pamje tejet artificiale. Pra, në thelb, nëqoftëse forma natyrore e harkut është mbushur tepër, syri i njeriut mund ta vërejë mënjëherë atë.