Sporti

Ja se si Valverde ringjalli Barcelonën

09/14/2017 10:21
nga:Y.K

Fitorja e Barcelonës përballë Juventusit rikonfirmoi momentin e mirë që po kalojnë blaugranat si dhe kanë arritur të rigjejnë ritmin e duhur në mekanizmat e tyre të lojës ku sigurisht që një meritë të vecantë ka edhe tekniku i tyre Ernesto Valverde.

Sezoni i kaluar nuk mund konsiderohet i dështuar për katalanasit, por përsa i përket aspektit të lojës, linte për të dëshiruar në disa aspekte. Ndërkohë këtë edicion të ri, të paktën deri më tani situata duket shumë më ndryshe. Por cfarë ka ndryshuar në lojën e Barcelonës ?

Element karakteristik i tyre është mbajtja e topit. Vitin e kaluar skuadra shfaqej gjithmonë dominuese në përqindjen e mbajtjes së topit, por pa dhënë rezultate, e kundërta është paraqitur në këto katër takime të para, tre në kampionat dhe 1 në Champions. Katalanasit tashmë kanë një formacion bazë, Ter Stegen, Semedo, Pique, Umtiti, Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Dembélé, Messi e Suarez, ndërkohë në stol alternativat nuk mungojnë, një tjetër detaj që Barcës i ka munguar vitet e fundit dhe jo në pak raste, mungesa e alternativave në stol i ka penalizuar.

Mesfusha është e njëjta me Busquets, Iniesta dhe Rakitic, por kjo treshe është më e bashkuar dhe më të saktë në fazën difensive. Në tërsi e gjithë skuadra është më mbledhur dhe mbrohet më mirë. Në aksionet e golit, ekipi tregohet me i qetë. Në lojën e tyre katalanasit qëndrojnë pak të tërhequr për të afruar kundërshtarin në zonën e tyre, një mekanizëm që përdoret për të nisur kundërsulmin. Një 4-3-3 fals, pasi në sulm Messit i është dhënë mundësia për të bërë disa role, atë të organizatorit duke qëndruar pas Dembele dhe Suarezit, si qëndër sulmuesit dhe sigurisht për tu vendosur në krah. Në këto katër takime të para, Barcelona ka arritur të realizojë 12 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Fillim sezoni mëse pozitiv për një skuadër që vitet e fundit kishte humbur disi shkëlqimin.

 

09/20/2017 19:02

‘Lamtumirë’ Barcelona! Ky super lojtar do të largohet nga klubi