Geek

Ja sa do të kushtoj Iphone 8

09/06/2017 13:02
nga:D.I

Kompania Apple po përgatitet që më 12 shtator të prezantojë pajisjen e shumëpritur, por njëherësh edhe iPhone më të shtrenjtë deri më tash, transmeton KosovaPress.

Informacionet, të cilat deri më tash kanë rrjedhë në publik, kanë zbuluar se iPhone 8 do të kushtojë 999 dollarë. Kjo është e saktë, por sipas informacioneve më të reja ky do të jetë çmimi më i ulët.

Në fakt, sikur deri më tash, Apple do të prezantojë iPhone e ri në tri variante të ndryshme – me 64, 256 dhe 512 gigabajt.

Ja si duken çmimet përfundimtare: 64 GB: 999 dollarë 256 GB: 1099 dollarë 512 GB: 1199 dollarë.

09/12/2017 22:27

Këto janë ngjyrat e modeleve të reja iPhone 8