Sporti

Ja sa milionë teleshikues e kanë parë ndeshjen Shqipëri – Itali

10/12/2017 16:43
nga:Y.K

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit në Rusi, Shqipëri-Itali, është parë nga 8 milionë e 261 mijë spektatorë dhe një përqindje  me 30,36%.

Ka ndjekur menjëherë më pas “Grande Fratello”, pra “Big Brother” italian me 4 milionë e 692 mijë spektatorë, me një përqindje  prej 25,22%.

Këto janë të dhënat që janë mbledhur pas ditës së djeshme nga Instituti që monitoron audiencën. Rai 1, në këtë mënyrë, ka fituar vendin e parë për sfidën Shqipëri-Itali, e cila ishte tepër e rëndësishme sidomos për të vendosur axurrët në kokë grupi te shorti i play-off. Audienca do të kishte qenë edhe më e madhe në rast se do të ishte një ndeshje për të shkuar në play-off ose jo.

 

10/10/2017 17:16

Tare: Kombëtare me identitet, s’duhet presion mbi trajnerin