Lajme

Ja pse ndodhi vrasja e dyfishtë në Gjakovë sipas famullitarit të Kishës Katolike

07/17/2017 21:11
nga:Gazeta Blic

Ishin kushërinj. Njëri i kishte punët më mirë e tjetri me aq shumë halle, sa i mori jetën edhe të parit edhe vetes. Kështu, për Kristë dhe Pjetër Memajn tashmë është hapur e pamja, derisa edhe varrimi do t’u bëhet i përbashkët.

Kristë Memaj 45 vjeç qëlloi për vdekje kushëririn e afërt, Pjetër Memajn, 55 vjeç, pasi ky i fundit deshi që ta ndalonte që të mos bënte vetëvrasje. E më pas me një plumb tjetër qëlloi edhe vetën.

Rasti ndodhi të dielën rreth orës 19:00.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes policia kanë marrë dëshminë preliminare të dëshmitarit të vetëm i cili ka rastis të jetë brenda restorantit.

“Thotë se viktima numër 1 ka tentu ta parandaloj vetëvrasjen e viktimës numër 2, tash të dyshuar dhe në ato momente ai ka shtënë në drejtim të tij dhe menjëherë në drejtim të vetës dhe aty për aty kanë gjetur vdekjen të dy”, tha policia.

Të dy të vdekurit i njihte shumë mirë famullitari i kishës Katolike në Gjakovë, Nue Kajtazi, i cili kishte vetëm fjalë të mira për pronarin e restorantit, Pjetër Memajn, të cilin një kohë e kishte pasur edhe këshilltar në Kishë.

‘Mund të themi lirisht, engjëllor. Punëtor shumë i madh”, tha ai për Klan Kosovën.

Por famullitari Kajtazi kujton se Kristë Memaj i cili qëlloi për vdekje kushëririn që desh t’ia ndalonte procesin e vetëvrasjes, kishte telashe mendore.

“Ishte i padisiplinum me të mirat materiale, me lojërat e fatit, me bastore dhe ka humb shumë lek. Në kohët e fundit ka qenë shumë depresiv. Prej natyrës nuk ishte i keq por ishte në depresion dhe kohët e fundit është shëru te psikiatri por si duket nuk i kanë mjaftu as ato shërbime’, tha ai.

Bile një tentim vetëvrasje Krista e kishte edhe një vit më parë kjo si pasojë e burgosjes në Bosnjë dhe zhytjes në fajde.

E për t’i ofruar ndihmë, Pjetri, tashmë i ndjerë e kishte punësuar në restorantin e tij të gjithë familjen e Kristit.

Këtë rrëfim të famullitarit as nuk e kanë pohuar dhe as mohuar të dy familjet e të vrarëve.