Cool

Ja pse Cola dhe Pepsi kanë shije të ndryshme

03/20/2017 10:10
nga:D.I

Ose je fans i devotshëm i Coca-Cola ose i Pepsi, kurrë nuk je i të dyjave.

Secili prej nesh preferon njërën ose tjetrën, dhe kjo ndodh krejt për shkak shijeve.

Këto pije me sheqer kanë një dallim në shije, që i bën njerëzit të zgjedhin mes njërës apo tjetrës, pavarësisht se të dyja janë shumë të popullarizuara në botë, transmeton Gazeta Express.

Kështu, çfarë e dallon Pepsin nga Coca-Cola? Siç raporton Wales Online, këto pije dallojnë për shkak se kanë aromatizues të ndryshëm.

Përderisa Coca-Cola ka aromatizues vanilje, Pepsi është më i ëmbël dhe karakterizohet nga një aromatizues i agrumes, që i jep një shije shumë më ndryshe se të Coca-Cola.

Sa i përket përbërjes, Pepsi ka dukshëm më shumë sheqer, më shumë kalori dhe më shumë kafeinë. Kurse Cola ka më shumë sodium.

07/23/2017 14:38

A e keni ditur se mund të përdorni Coca-Cola edhe për këtë?