Fit&Sexy

Ja në cilën moshë duhet të fillojnë marrëdhëniet seksuale!

10/11/2017 16:46
nga:SH. L

Pyetje:
Jam nje djale i ri ne moshen 15 vjecare  po kam deshire te di se ne cilen moshe duhet te fillohen marredheniet seksuale?

Pergjigje:
Marredheniet seksuale jane te ndryshme. Ato shkojne nga takime, ne puthjet e thella, ferkimet dhe perkedheljet, deri ne seksin penetrant vaginal ose anal. Cdo i ri e adoleshent ka te drejte te kenaqet seksualisht me veten e tij (masturbim), ose me nje shok ose nje shoqe. Nuk ka rendesi se cfare moshe ke ti ose vajza. Rendesi ka qe ju te dy te bini dakort per ate qe do te beni seksualisht te dy. POR, dhe ky por eshte me te madhe, kur fjala behet per seksin penetrat vaginal dhe anal, askush nuk duhet t’i provoje keto pa arritur moshen 18-19 vjec, ose me shume. Madje, edhe ata qe kane filluar te bejne seks vaginal dhe jane nen moshen 18 vjec (djem dhe vajza) duhet te ndalojne te vazhdojne te bejne seks vaginal.

Fiziologjikisht dhe biologjikisht, ju mund te jeni gati per seks qe ne moshen 12-13 vjec, por ju nuk jeni akoma gati psiko-emocionalisht per marredhenie te mirefillta seksuale.

Seksi vaginal ka disa pasoja qe ju nuk i suportoni dot. A mund te jete nje vajze 13 ose 15 vjece nene? Ajo ka nevoje per nenen e saj qe te rritet. Po nje djale 15 vjec a mund te jete baba? .

Seksi vaginal edhe kur behet i mbrojtur ka rreziqe per t’u infektuar me disa semundje, te cilat ju me moshen qe kini nuk i perballoni dot.

Shume vajza kur mbeten shtatzena kryejne aborte. Por, ju duhet te dini se aborti eshte nje nderhyrje brutale ne proceset fiziologjike te trupit te vajzes dhe kjo shoqerohet me shume pasoja serioze. Ndonjehere, ai e le vajzen te paafte per te lindur femije me vone, ose mund te perfundoje me pasoja fatale per jeten. Kjo eshte keshtu per cdo vajze e grua te rritur, por eshte shume here me e rrezikshme per nje vajze para moshes 18 vjec, qe eshte duke u rritur.

Ju jeni akoma te rinj, per te krijuar lidhje te shendosha ne cift. Adoleshenca eshte koha e eksperimentimit. Ju do te keni marredhenie me disa vajza e djem gjate viteve te shkolles. Kur marredheniet tuaja konsistojne ne daljet ne takim, ne puthje dhe perkedheljet, prishja me njeri tjetrin nuk eshte aq e rende. Por kur ju keni filluar marredheniet seksuale vaginale, pas prishjes vuajtja psiko-emocionale eshte shume me e rende, madje disa nuk e durojne dot prishjen me dashnorin ose dashnoren. Mendoni qe kjo t’u ndodhe disa here gjate viteve te shkolles.  A mund t’i suportoni dot keto vuajtje emocionale te perseritura? Disa shoqe dhe shoke tuaj semuren prej tyre, te tjere pesojne demtime psiko-emocionale dhe ka nga ata qe shkojne ne tentative per vetevrasje ose vetevriten.

Per te gjitha keto arsye, qe  i permblodha ketu fare shkurt, ju nuk duhet te beni seks te mirefillte vaginal para moshes 18 vjec. Kur ta arrini kete moshe  ju do te jeni me te pergjegjshem per marredheniet tuaja.

Marredheniet e tjera qe jane po seksuale, por jo vaginale, mund t’i provoni te gjitha, sic thanshe, gjithenje me konsensus. Me keto marredhenie ju njihni me shume njerez me te cilet miqesoheni dhe kenaqeni. Kjo eshte mire.

Me ne fund edhe nje keshille tjeter: Njihni shoke e shoqe te ndryshme e kenaquni me to, por kujdes mos u “zere qymyri”. Dashuria e forte (te ze qymyri) nuk eshte e mire, ajo eshte semundje dhe eshte mire qe ta evitoni. Kur prishet nje marredhenie e tille, ju pesoni nje traum te madh psiqike, te cilin duhet ta evitoni. Trajtoini marredheniet tuaja si marredhenie me shoke me te cilet keni qejf te qendroni me shume dhe te kenaqeni per sa kohe jeni bashke. Pas prishjes se nje marredhenieje ju do te zini shoke e shoqe te tjera. Mosha juaj nuk eshte qe ju te ciftezoheni per gjithe jeten.

Doktori.