Lajme

Ja në çfarë banesa jetojnë azilkërkuesit nga Kosova (Foto)

03/19/2017 08:19
nga:M H

Të kërkosh Azil në Kosovë në Qendrën për Azilkërkues në fshatin Magure do të thotë të pajisesh me apartament banimi.

Kjo është një nga mënyrat e jetesës për azil në këtë qendër .

Fitim Zatriqi udhëheqës i qendrës për azilkërkues thotë se aktualisht në Kosovë kanë kërkuar azil rreth 44 persona përkundër kapacitetit prej 100 persona që posedon kjo qendër.

 

“Varësisht ku ka kërkuar azil personit i merren gjurmët e gishtërinjëve, i bëhet fotografimi dhe mbushet formulari inicial për azil”, tha ai për Tribuna Channel.

Aktualisht kjo qendër akomodon 5 azilkërkues nga Siria dhe Afganistani.

Por si përfundojnë këta azilkërkues në këtë qendër na tregon udhëheqësi i saj.

Apartamentet, kuzhina, lavanderia, kopshti për fëmijë, biblioteka, kurset e gjuhës janë vetëm disa nga kushtet që posedon ky objekt.

11/22/2017 15:34

Labinot Tahiri ka dy fjalë për Kryeministrin Haradinaj