Lajme

Ja momenti kur studentja e quan hajn Hashim Thaçin. Shikojeni se çka i bëjnë asaj ( VIDEO)

03/17/2017 11:07
nga:M H

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot ka qëndruar në UBT, Universiteti për Biznes e Teknologji.
Aty ai ka mbajtur një ligjëratë për situatën në Kosovë dhe për iniciativën e tij për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Por, siç raporton Koha Ditore, gjatë ligjëratës nuk shkoi çdo gjë si deshi ligjëruesi e organizatori.

Një pjesëmarrëse e ligjëratës, gjatë diskursit të Thaçit, iu drejtua atij me fjalët “A je ti president i klanit “Pronto”.

Thaçi vazhdoi ligjërimin, ndërsa pjesëmarrësja vazhdoi protestën me fjalët: “Ti je hajn, ti nuk je president”.

Pas kësaj sigurimi protestuesen e nxori nga salla.

 

09/24/2017 20:02

Thaçi tregon se Trump tha fjalë të mëdha për Kosovën