Lajme

Ja kush e inspiron kandidatin për asamble të Nismës për Kosovën!

10/12/2017 16:09
nga:Gazeta Blic

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga Nisma për Kosovën, Granit Shala ka gjetur personin, i cili e inspiron.

E ai është, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Shala në një shënim në Facebook ka thënë se i pari i shtetit shqiptar është inspirim për të.

“Kënaqësi, inspirim dhe shembull i lidershipit, le të shkojme përpara”, ka shkruar Shala në Facebook, derisa ka postuar edhe këtë fotografi.