Sporti

Ja kur do të luhet finalja e madhe ne mes të Barcës dhe Realit

07/05/2017 14:18
nga:Y.K

Superkupa e Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet në datat 11 dhe 14 gusht.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi si fitues i ligës së Spanjës dhe Barcelona që ka fituar Kupën e Mbretit do të ndeshen të premten e 11 gushtit në ndeshjen e parë në Camp Nou, kurse ndeshja e kthimit në Bernabeu do të mbahet vetëm tri ditë më pas, të martën e 14 gushtit.

Sipas datave, i bie që Reali do të ketë vetëm tri ditë pushim në mes të ndeshjes së Superkupës së Europës që ‘mbretërit’ e zhvillojnë kundër Manchester United më 8 gusht.

Vlen të theksohet se Superkupa e Europës do të luhet në Shkup të Maqedonisë.

11/22/2017 23:04

Super lajm për Barcelonën pas barazimit ndaj Juventusit