Geek

Ja çka ka bërë vaki me Facebook në gjithë Evropën

07/20/2017 10:25
nga:M H

Rrjeti më i madh social në të gjithë botën u bllokua për disa minuta në pjesën më të madhe të Europës duke përfshirë edhe Kosovën

Nuk është hera e parë që ndodh dhe nuk ka nevojë për panik, por Facebook u bllokua për të gjithë në Britani, cilësojnë mediat britanike, duke theksuar se ka ndodhur e njëjta gjë edhe në Francë, Gjermani e shumë shtete të tjera të Europës.

Mediat britanike kanë publikuar edhe hartën e prekur nga “thyerja” e Facebook-ut për të gjithë përdoruesit dhe, siç shihet, ka ndodhur në pjesën më të madhe të Europës.

“Faqja nuk është e disponueshme për momentin” ishte shkrimi që shfaqej pas klikimit në faqe.

10/08/2017 16:23

Dosja e errët e “Facebook”-ut! (I)