Sporti

Ja çfarë bisedoi Falcao me lojtarët e Perusë

10/12/2017 18:30
nga:Y.K

Kolumbia dhe Peru po akuzohen se kurdisën barazimin 1:1 për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, duke bërë që të eliminohej Kili

Sulmuesi i Kolumbisë Radamel Falcao dhe mesfushori i Perusë, Renato Tapia kanë treguar se çfarë kanë biseduar në ndeshjen ndërmjet tyre.

Falcao insiston se nuk ka bërë ndonjë marrëveshje, por vetëm u ka treguar lojtarëve të Perusë rezultatin e ndeshjes, Brazili-Kili.

“E dinim çfarë po ndodhte në ndeshjet e tjera, dhe në atë moment u mundova t’ia shpreh këtë gjë edhe lojtarëve të Perusë”, tha Falcao për bisedat e tij me lojtarë të Perusë.

Në anën tjetër, Tapia tha: “Në pesë minutat e fundit, kolumbianët erdhën tek ne, duke e ditur rezultatin e ndeshjeve të tjera. Kështu e menaxhuam ndeshjen siç na duhej. Fola me Radamelin, i cili më tha se nëse vazhdonim barazim, kualifikoheshim të gjithë, por gjithsesi në futboll ne luajmë gjithmonë për të fituar”, tha tapia për Panamerikana TV.

Ky barazim e ndihmoi Kolumbinë të shkonte direkt në Rusi, ndërsa Peruja u rendit në vendin e pestë, duke siguruar vetëm fazën play-off

 

10/06/2017 13:40

Formacioni më i mirë deri tani i sezonit 2017/18 në Evropë (Foto)