Lajme

Ja çfarë bëjnë serbët në një shtet si Bosnja dhe me boshnjakë të pafuqishëm (Foto)

01/09/2017 19:09
nga:Gazeta Blic

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi Millorad Dodikun, presidenti i Republikës Serbe që me paradë nëpër qendër të Banjallukës të festojë këtë ditë.

Për të shkuar gjithçka mirë, qyteti ishte blinduar nga forca të shumta policore.

Në rrugë janë marrë 1000 policë, si dhe mjete të rënda policore.

Defileu përmes Banjallukës ka nisur në orën 13 me taket e këngës “Marsh në Drin”, një këngë nacionaliste serbe që është kënduar edhe gjatë masakrave serbe ndaj boshnjakëve në vitet 1992-1995.

Në këtë defile kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë speciale të policisë së Republikës Serbe dhe organizata të luftës, të cilat kanë mbajtur edhe pankarta shoviniste dhe radikale serbe.

I pranishëm ka qenë edhe Patriku serb, Irinej, i cili e ka udhëhequr meshën kryesore në Banjallukë.

Akademia zyrtare me rastin e 25 vjetorit të ekzistimit të Republikës Serbe ka nisur në orën 17 dhe në të po marrin pjesë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, patriku Irinej, ministrat Vulin e Stojanoviq, etj.

Dodik në paradë ka thënë se “asgjë nuk do ta mbajë Republikën Serbe në Bosnjë nëse asaj nuk i kthehen kompetencat që parashihen me Marrëveshjen e Dejtonit”. /Lajmi.net/

09/21/2017 23:02

Anita e Ramush Haradinaj larg politikës, ja ku ndodhen tani! (FOTO)