Fit&Sexy

Ja arsyet e mundshme pse po ju vonohet cikli menstrual

10/09/2017 20:04
nga:SH. L

Cikli i çregullt menstrual është një shqetësim sot për shumë femra. Dhe arsyet se pse cikli vonohet nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me një shtatzani të mundshme.

Prandaj, në këtë artikull po ju rendisim arsyet kryesore të vonesës së ciklit menstrual:

1. Humbje e madhe peshe ose ushtrime të shumta fizike
Sipas studimeve, problemet me humbjet e mëdhaja në peshë apo me ushtrimet e shumta fizike mund te shkaktojne cikël menstrual të vonuar, pasi organizmi nuk ndihet në formën e vet natyrale, ka pësuar ndryshime dhe duhet pak kohë derisa çdo gjë të kthehet sërish në normalitet

2. Stresi
Stresi është një ndër arsyet kryesore edhe për vonesën e menstruacioneve, pasi trupi jep sinjale të një gjëndjeje jo normale, që shkakton shpesh edhe vonesë në cikël.

3. Çregullime të tiroideve
Tiroidet janë përgjegjëse edhe për metabolizmin e organizmit tuaj si dhe kanë lidhje me shumë sisteme të tjera në trup. Prandaj nëse keni çregullime të tiroideve, duhet ti kuroni pasi ato shkaktojnë edhe vonesa në ciklin menstrual.

4. Intoleranca ndaj glutenit
Nëse jeni një person që vuani nga intoleranca ndaj glutenit por nuk jeni kujdesur siç duhet për veten dhe keni konsumuar ushqime me gluten, kjo shkakton edhe vonesë apo çrregullime të ciklit menstrual.

5. Medikamentet kundra shtatzanisë
Nëse ju përdorni ndonjëhere medikamente të caktuara që janë kundra shtatzanisë, ato krijojnë shpesh edhe çregullim të ciklit menstrual. Në këtë kategori nuk hyjnë kontraceptivët, por më tepër pilulat që veprojnë pas një shtatzanie të padëshiruar.

6. Menopauza e parakohshme
Ka gra që megjithëse ne moshë te re, kalojnë menopauzën e parakohshme, duke filluar rreth moshës 40 vjeç, gjë e cila lidhet drejtëpërdrejtë edhe me ndërprejen e ciklit menstrual.